Department for Reintegration and Integration

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve janë:

 

  1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave dhe legjislacionit në fushën e riintegrimit të personave të riatdhesuar dhe në fushën e integrimit të huajve, në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare;
  2. Monitoron dhe vlerëson zbatimin e politikave dhe legjislacionit të riintegrimit dhe integrimit, zbatimin e vendimeve dhe skemave të riintegrimit dhe integrimit në nivelin qendror dhe lokal;
  3. Harton udhëzues dhe dokumente të nevojshme për sigurimin e procedurave standarde të riintegrimit dhe integrimit në të gjitha nivelet;
  4. Siguron shërbimet emergjente të personave të riatdhesuar në momentin e arritjes në PKKK.
  5. Siguron kurset e integrimit dhe masat tjera të integrimit të të huajve në RKS, organizon dhe vlerëson nivelin e integrimit të të huajve në Republikën e Kosovës;
  6. Pranon dhe shqyrton ankesat e personave të riatdhesuar kundër vendimeve të Komisioneve Komunale për Riintegrim dhe shqyrton dhe vendos për kërkesat e të huajve me status të mbrojtjes ndërkombëtare;
  7. Siguron vlerësimin dhe verifikimin e nevojave të personave të riatdhesuar dhe të huajve për mbështetje në procesin e riintegrimit dhe integrimit;
  8. Bashkëpunon dhe koordinon procesin e riintegrimit dhe integrimit me të gjitha komunat, ministritë dhe agjencitë relevante, si dhe organizatat vendore, ndërkombëtare dhe përfaqësitë diplomatike të shteteve kthyese në Republikën e Kosovës;
  9. Bashkëpunon me institucionet përgjegjëse dhe ofron mbështetjen e nevojshme për pritjen dhe riintegrimin e suksesshëm të familjeve të kthyera nga zonat e konfliktit;
  10. Siguron sistem dhe mekanizma efikas për zbatimin e politikave të riintegrimit dhe integrimit të qëndrueshëm, në të gjitha nivelet dhe krijon sistem dhe mekanizma efikase për mbledhjen, përpunimin, vlerësimin dhe ndarjen e informatave ndërmjet institucioneve qendrore, lokale dhe mekanizmave ndërkombëtar;
  11. Siguron regjistrimin e rasteve dhe arkivimin e dosjeve në E-Sistemin për Menaxhimin e Rasteve (SMR), si dhe është përgjegjës për funksionimin dhe avancimin e SMR;
  12. Mbledh, përpunon dhe analizon të dhënat nga fusha e riintegrimit dhe integrimit nga të gjithë akterët e përfshirë dhe raporton në baza të rregullta periodike.

 Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet dhe qendrat si në vijim:

  1. Divizioni për Pranim dhe Akomodim;
  2. Divizioni për Menaxhim Rajonal;
  3. Divizioni për Riintegrim dhe Integrim të Qëndrueshëm;
  4. Divizioni për Bashkëpunim me Organizatat Vendore dhe Ndërkombëtare;
  5. Qendra për Akomodim.


U.D. Drejtor i Departamentit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar 
Kushtrim Nreci 

Tel: +383 (0)  38 521 266 
Centrex: +383 (0)  200 76 730
Email: kushtrim.nreci
@rks-gov.net
Adresa:  Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë

Divizioni për Pranim dhe Akomodim

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Pranim dhe Akomodim janë:

1.1.Propozon dhe siguron zbatimin e politikave, legjislacionit dhe udhëzuesve, si dhe dokumenteve tjera relevante për avancimin e sistemit të pritjes së personave të riatdhesuar dhe akomodimit të personave të riatdhesuar dhe të huajve me status të mbrojtjes ndërkombëtare; 1.2 Siguron pritjen e organizuar të personave të riatdhesuar, informimin, këshillimin dhe referimin e personave të riatdhesuar në shërbimet përkatëse; 1.3. Siguron transportin e personave të riatdhesuar nga Pikat e Kalimit Kufitar në vendin e destinacionit dhe akomodimin emergjent të personave të riatdhesuar; 1.4. Shqyrton dhe vendos lidhur me kërkesat e të huajve për akomodim me qira; 1.5. Siguron zbatimin e vendimeve për akomodim dhe monitoron zbatimin e kontratave të qirasë të personave të riatdhesuar dhe të huajve; 1.6. Siguron dhe koordinon verifikimin e gjendjes familjare të fëmijëve të pa shoqëruar dhe grupeve tjera të cënueshme;

1.7. Analizon dhe vlerëson situatën e Grupeve të Cënueshme dhe personave me nevoja specifike dhe rekomandon masa mbështetëse; 1.8. Grumbullon, analizon dhe vlerëson të dhënat për gjendjen dhe nevojat e personave të riatdhesuar në momentin e kthimit dhe përgatit raporte në baza të rregullta periodike.


Udheheqese e Divizionit per pranim dhe akomodim
Violeta Berisha

Tel: +383 (0)  38 521 266 
Centrex: +383 (0)  200 73 732
Email: violeta.berisha@rks-gov.net
Adresa:  Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë

Divizioni për Menaxhim Rajonal

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Menaxhim Rajonal janë: 1.1. Propozon dhe siguron zbatimin e politikave dhe legjislacionit për avancimin e koordinimit, bashkëpunimit, monitorimit dhe mbikëqyrjes me të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, si dhe për riintegrimin dhe integrimin e kategorive të cënueshme;

1.2. Bashkëpunon dhe koordinon procesin e riintegrimit dhe integrimit në mes të nivelit qendror dhe lokal;

1.3. Monitoron dhe mbështet zbatimin e politikave dhe legjislacionit të riintegrimit dhe integrimit në nivelin komunal, si dhe monitoron dhe vlerëson zbatimin e vendimeve për përfitim nga skemat e riintegrimit dhe integrimit nga niveli lokal;

1.4. Verifikon dhe vlerëson nevojat e personave të riatdhesuar dhe të huajve për mbështetje në procesin e riintegrimt dhe integrimit, në bashkëpunim me komunat përkatëse;

1.5. Siguron adresimin e nevojave dhe asistencën e nevojshme për riintegrim të qëndrueshëm të grupeve të cënueshme dhe personave me nevoja specifike;

1.6. Koordinon, monitoron dhe mbështet procesin e riintegrimit dhe integrimit social, ekonomik e kulturor të personave të riatdhesuar dhe të huajve në nivelin lokal;

1.7. Vlerëson nevojat për trajnime dhe përgatit planin e trajnimeve për stafin komunal të përfshirë në zbatimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e riintegrimit dhe integrimit;

1.8. Përgatit udhëzime, forma standarde të dokumentacionit përkatës dhe informata të nevojshme për autoritetet komunale, si dhe këshillon dhe mbështet stafin komunal të përfshirë në procesin e riintegrimit dhe integrimit;

1.9. Siguron regjistrimin e rasteve dhe arkivimin e dosjeve në E-Sistemin për Menaxhimin e Rasteve (SMR), si dhe mbledh informata dhe të dhëna nga komunat dhe bën rifreskimin e tyre në bazën e të dhënave;

1.10. Monitoron dhe menaxhon rastet përmes Sistemit për Menaxhimin e Rasteve dhe përkujdeset për mbylljen e rasteve të riintegrimit dhe integrimit në Sistemin e Menaxhimit të Rasteve; 1.11. Grumbullon, analizon dhe përpunon të dhënat nga fusha e riintegrimit dhe integrimit dhe përgatit raporte në baza të rregullta periodike.

 

U.D. Udheheqes i divizionit per Menaxhm Rajonal

Driton Halili

Tel: +383 (0)  38 521 266 
Centrex: +383 (0)  200 76 734
Email: driton.halili
@rks-gov.net
Adresa:  Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë

Divizioni për Riintegrim dhe Integrim të Qëndrueshëm

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Riintegrim dhe Integrim të Qëndrueshëm janë:

1.1. Propozon dhe siguron zbatimin e politikave, legjislacionit dhe udhëzuesve e dokumenteve tjera relevante për avancimin e sistemit dhe masave për riintegrimin dhe integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe të huajve në Republikën e Kosovës;

1.2. Bashkëpunon dhe koordinon procesin e riintegrimit dhe integrimit me ministritë dhe agjencitë relevante;

1.3. Monitoron dhe vlerëson zbatimin e politikave dhe legjislacionit të riintegrimit dhe integrimit të qëndrueshëm nga ministritë dhe agjencitë relevante;

 1.4. Ofron këshilla dhe mbështetje për ministritë dhe agjencitë relevante për procesin e riintegrimit dhe integrimit të qëndrueshëm;

1.5. Mbledh të dhëna dhe vlerëson zbatimin e masave për riintegrim dhe integrim të qëndrueshëm, të garantuara me legjislacionin përkatës në fuqi;

1.6. Siguron kurset e integrimit të të huajve në Republikën e Kosovës, përgatit dhe organizon testet dhe vlerëson nivelin e integrimit të huajve në Republikën e Kosovës;

1.7. Pranon ankesat e personave të riatdhesuar dhe të huajve dhe i procedon ato në Komisionet përkatëse të Ankesave, si dhe shërben si sekretariat i Komisioneve të Ankesave;

1.8. Vlerëson nevojat për trajnime dhe përgatit planin e trajnimeve për stafin e ministrive dhe agjencive relevante, të përfshirë në zbatimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e riintegrimit dhe integrimit;

1.9 Bashkëpunon me institucionet relevante për sigurimin e dosjeve dhe provave konkrete për rastet e të riatdhesuarve dhe të huajve në procese gjyqësore;

1.10 Grumbullon të dhëna, analizon dhe vlerëson nivelin e riintegrimit dhe integrimit të qëndrueshëm dhe përgatit raporte të rregullta periodike.


Udheheqes i Divizionit per Riintegrim dhe Integrim te Qendrueshem

Jah Tolaj 

Tel: +383 (0)  38 521 266 
Centrex: +383 (0)  200 76 738
Email: kushtrim.nreci
@rks-gov.net
Adresa:  Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë

Divizioni për Bashkëpunim me Organizata Vendore dhe Ndërkombëtare

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Bashkëpunim me Organizata Vendore dhe Ndërkombëtare janë:

1.1. Propozon dhe siguron zbatimin e politikave dhe legjislacionit për avancimin e koordinimit dhe bashkëpunimit me organizatat vendore e ndërkombëtare, si dhe monitorimit dhe vlerësimit të projekteve të riintegrimit dhe integrimit në të gjitha nivelet;

1.2. Bashkëpunon dhe koordinon procesin e riintegrimit dhe integrimit me organizatat vendore dhe ndërkombëtare;

1.3. Bashkëpunon me përfaqësitë e huaja diplomatike në Republikën e Kosovës për verifikimin e rasteve dhe sigurimin e informatave për riintegrimin e personave të riatdhesuar;

1.4. Identifikon nevojat për projekte të përbashkëta me organizata vendore dhe ndërkombëtare, si dhe vlerëson dhe identifikon nevojat për donacione në fushën e riintegrimit dhe integrimit;

1.5. Ofron mbështetje në realizimin e fushatave vetëdijësuese në fushën e riintegrimit dhe integrimit;

1.6. Mirëmban databazën, siguron informata nga organizatat vendore e ndërkombëtare dhe përditëson të dhënat e projekteve në fushën e riintgrimit dhe integrimit në RKS;

1.7. Monitoron, analizon dhe vlerëson zbatimin e projekteve në fushën e riintegrimit dhe integrimit;

1.8. Grumbullon, analizon dhe përpunon të dhënat në fushën e bashkëpunimit me organizata dhe përgatit raporte të rregullta periodike.

 

Udheheqese e Divizionit per Bashkepunimit me Organizata Vendore dhe Nderkombetare

Flutra Sinani

Tel: +383 (0)  38 521 266 
Centrex: +383 (0)  200 76 741
Email: flutra.sinani
@rks-gov.net
Adresa:  Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë

Qendra për Akomodim

 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Qendrës për Akomodim janë:

1.1. Propozon dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e akomodimit emergjent të personave të riatdhesuar, menjëherë pas arritjes;

1.2. Bën pranimin dhe regjistrimin e personave të akomoduar në Qendër në Sistemin e Menaxhimit të Rasteve;

1.3. Ofron këshilla dhe informata për personat e riatdhesuar, si dhe përkujdeset për kushtet dhe mirëqenien e tyre, në harmoni me legjislacionin në fuqi;

1.4. Propozon dhe zbaton rregullat e sjelljes së personave të riatdhesuar brenda Qendrës;

1.5. Bashkëpunon me Qendrën e Mjekësisë Familjare, Qendrën për Punë Sociale, Policinë e Kosovës dhe organizatat relevante në trajtimin dhe mbështetjen e personave të akomoduar në Qendër;

1.6. Përkujdeset për funksionimin, mirëmbajtjen dhe sigurinë e Qendrës për Akomodim, si dhe bashkëpunon me Policinë e Kosovës në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë në këtë Qendër;

1.7. Bashkëpunon me Qendrën e Pritjes në Pikat e Kalimit Kufitar për akomodimin e personave të riatdhesuar në Qendër;

1.8. Bashkëpunon me koordinatorët rajonal për akomodimin e të riatdhesuarve në komuna;

1.9. Siguron transportin e personave të riatdhesuar nga Qendra e Akomodimit në komunën e destinacionit;

1.10. Analizon dhe vlerëson nevojat emergjente të personave të riatdhesuar dhe i referon ato te koordinatorët rajonal;

1.11. Përgatit raporte analitike për gjendjen dhe nevojat e të riatdhesuarve menjëherë pas arritjes.

 

U.D. zyrtar pergjegjes per Qendren e Akomodimit

Tel: +383 (0)  38 521 266 
Email: selim.hyseni
@rks-gov.net
Adresa:  Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë

Qendra për Strehimin, Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore.

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Qendrës për Strehimin e Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore janë:

1.1. Ofron strehim, akomodim, siguri dhe mbrojtje për viktimat e trafikimit, bazuar në trajtimin e barabartë dhe mosdiskriminimin;

1.2. Ofron mbështetje për riatdhesimin e viktimave të trafikimit në vendin e origjinës siç parashihet me ligj;

1.3. Ofron shërbime psiko-sociale, të ushqimit, veshmbathjes, higjienës dhe farmaceutike për viktimat e strehuara;

1.4. Mirëmban të dhënat e viktimave të strehuara në kuadër të strehimores;

1.5. Informon dhe ofron këshilla profesionale për viktimat mbi të drejtat e tyre, sipas legjislacionit në fuqi;

1.6. Bashkëpunon dhe komunikon me të gjitha institucionet relevante, të cilat janë të angazhuara kundër trafikimit me qellim të trajtimit sa me të mirë të viktimave te strehuara;

1.7. Mbledh, përpunon, analizon dhe raporton për strehimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore;

1.8. Strehon dëshmitarët e mbrojtur për rastet e trafikimit gjatë procedurave gjyqësore.

1.9. Çdo detyrë tjetër të përcaktuar me legjislacionin në fuqi.


Udheheqese e Qendrës për Strehimin, Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore

Zekrije Beqiri

Tel: +383 (0)  38 521 266 
Centrex: +383 (0)  200 76 980
Email: zekrije.beqiri
@rks-gov.net
Adresa:  Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë



The development of this portal was supported by the Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) commissioned by the German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ).