Mirësevini në Portalin për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve
Misioni
Misioni i ynë është të krijojmë mundësi të barabarta dhe të ndihmojmë riintegrimin e suksesshëm të të riatdhesuarve dhe integrimin e të huajve përmes mbështetjes sociale, arsimore dhe ekonomike, duke promovuar përfshirjen në shoqëri dhe duke respektuar të drejtat
e njeriut dhe diversitetin kulturor. Njëkohësisht, ofrojmë mbështetje për strehimin dhe
rehabilitimin e viktimave të trafikimit, duke krijuar një mjedis të sigurt dhe gjithëpërfshirës për t'i
ndihmuar ata/ato të rindërtojnë jetën e tyre.
Lajme
Riintegrimi i të riatdhesuarve
Për informata lidhur me mbështetjen dhe shërbimet që ofrojnë institucionet relevante, në kuadër të mandatit të tyre, për mbështetjen e riintegrimit të personave të riatdhesuar në Kosovë
Për informata lidhur me mbështetjen dhe shërbimet që ofrojnë institucionet relevante, në kuadër të mandatit të tyre, për integrimin e të huajve në Republikën e Kosovës për realizimin e të drejtave të tyre