Ky divizion siguron pritjen e organizuar të personave të riatdhesuar, informimin, këshillimin dhe referimin e personave të riatdhesuar në shërbimet përkatëse. Detyrë e këtij divizioni është gjithashtu të sigurojë transportin e personave të riatdhesuar nga pikat e kalimit kufitar në vendin e destinacionit dhe akomodimin emergjent të personave të riatdhesuar;
Ndër të tjera, siguron dhe koordinon verifikimin e gjendjes familjare të fëmijëve të pa shoqëruar dhe grupeve tjera të cënueshme e personave me nevoja specifike, duke rekomanduar masa mbështetëse.
Udhëheqëse e Divizionit për Pranim dhe Akomodim
Violeta Berisha
Tel: +383 (0) 38 521 266
Centrex: +383 (0) 200 73 732
Email: violeta.berisha@rks-gov.net
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” p.n. Prishtinë
Ky divizion bashkëpunon dhe koordinon procesin e riintegrimit dhe integrimit në mes të nivelit qendror dhe lokal. Në bashkëpunim me komunat, verifikon dhe vlerëson nevojat e personave të riatdhesuar dhe të huajve për mbështetje në procesin e riintegrimit dhe integrimit.
Gjithashtu siguron adresimin e nevojave dhe asistencën e nevojshme për riintegrim të qëndrueshëm të grupeve të cënueshme dhe personave me nevoja specifike.
Mbështet procesin e riintegrimit dhe integrimit social, ekonomik e kulturor të personave të riatdhesuar dhe të
huajve në nivelin lokal.
Udhëheqës i Divizionit për Menaxhim Rajonal
Driton Halili
Tel: +383 (0) 38 521 266
Centrex: +383 (0) 200 76 734
Email: driton.halili@rks-gov.net
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” p.n. Prishtinë
Ky divizion bashkëpunon dhe koordinon procesin e riintegrimit dhe integrimit me ministritë dhe agjencitë relevante, duke ofruar këshilla dhe mbështetje për procesin e riintegrimit dhe integrimit të qëndrueshëm.
Gjithashtu siguron kurset e integrimit të të huajve në Republikën e Kosovës, përgatit dhe organizon testet dhe vlerëson nivelin e integrimit të huajve. Pranon ankesat e personave të riatdhesuar dhe të huajve dhe i procedon ato në Komisionet përkatëse të Ankesave.
Udhëheqës i Divizionit për Riintegrim dhe Integrim të Qëndrueshem
Jah Tolaj
Tel: +383 (0) 38 521 266
Centrex: +383 (0) 200 76 738
Email: kushtrim.nreci@rks-gov.net
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” p.n. Prishtinë
Ky divizion bashkëpunon dhe koordinon procesin e riintegrimit dhe integrimit me organizatat vendore dhe ndërkombëtare. Gjithashtu bashkëpunon me përfaqësitë e huaja diplomatike në Republikën e Kosovës për verifikimin e rasteve dhe sigurimin e informatave për riintegrimin e personave të riatdhesuar.
Divizioni është përgjegjës edhe për të identifikuar nevojat për projekte të përbashkëta me organizata vendore dhe ndërkombëtare, si dhe për të vlerësuar dhe identifikuar nevojat për donacione në fushën e riintegrimit dhe integrimit. Ndër të tjera, ofron edhe mbështetje në realizimin e fushatave vetëdijësuese në fushën e riintegrimit dhe integrimit.
Udhëheqëse për Bashkëpunim me Organizata Vendore dhe Ndërkombëtare
Flutra Sinani
Tel: +383 (0) 38 521 266
Centrex: +383 (0) 200 76 741
Email: flutra.sinani@rks-gov.net
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” p.n. Prishtinë
Kjo qendër kujdeset për akomodimin e personave të riatdhesuar si dhe bën pranimin e regjistrimin e personave që akomodohen në Qendër. Përkujdeset për kushtet dhe mirëqenien e tyre, në harmoni me legjislacionin në fuqi si dhe bashkëpunon me Qendrën e Mjekësisë Familjare, Qendrën për Punë Sociale, Policinë e Kosovës dhe organizatat relevante në trajtimin dhe mbështetjen e personave të akomoduar.
Qendra për Akomodim bashkëpunon me Qendrën e Pritjes në Pikat e Kalimit Kufitar si dhe komunat për të akomoduar personat e riatdhesuar. Ajo është përgjegjëse për të siguruar edhe transportin e personave të riatdhesuar nga Qendra e Akomodimit në komunën përkatëse.
U.D. Zyrtar përgjegjës për Qendrën e Akomodimit
Selim Hyseni
Tel: +383 (0) 38 521 266
Email: selim.hyseni@rks-gov.net
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” p.n. Prishtinë
Kjo qendër ofron strehim, akomodim, siguri dhe mbrojtje për viktimat e trafikimit, bazuar në trajtimin e barabartë dhe mosdiskriminimin. Ofron shërbime psiko-sociale, të ushqimit, veshmbathjes, higjienës dhe farmaceutike për viktimat e strehuara. Gjithashtu ofron mbështetje për riatdhesimin e viktimave të trafikimit në vendin e origjinës.
Qendra ofron këshilla profesionale për viktimat mbi të drejtat e tyre dhe bashkëpunon me të gjitha institucionet relevante që janë të angazhuara kundër trafikimit me qëllim të trajtimit sa më të mirë të viktimave të strehuara.
Udhëheqëse e Qendrës për Strehimin, Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore
Zekrije Beqiri
Tel: +383 (0) 38 521 266
Centrex: +383 (0) 200 76 980
Email: zekrije.beqiri@rks-gov.net
Adresa: Rr. “Luan Haradinaj” p.n. Prishtinë